Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Tensione në Kombinat, numëruesit e opozitës kërkojnë pushim, thonë se janë të lodhur (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Numëruesit e opozitës në qendrën e numërimit të votave në Kombinat kërkojnë të bëjnë pushim pasi pretendojnë se janë të lodhur. Ata duan që procesi të rinis në një moment të dytë.

Siç shihet nga pamjet, situata është tensionuar pasi një numërues i opozitës ka marrë kutinë e votimit dhe ka tentuar të largohet, por të tjerët e kanë rikthyer atë në vendin e caktuar për numërim, pasi numëruesit nuk të largohen nëse nuk pasqyrohet e gjitha në procesverbal.

Aty ndodhet dhe ministrja Balluku e cila në një moment është parë të replikojë në distancë me një prej numëruesve. “Tani që të kërkosh të flesh që 5 orët e para, i bie të mbarojmë pas 3 javësh”, tha Balluku.

“Duam të bëjmë pushim. Njerëzit janë të lodhur, duam të bëjmë pushim. Këta nuk pranojmë. KZAZ e tjera janë pushim, të vetmit që nuk binden janë vetëm këta. Ne kemi 24 orë në këmbë, që dje në orën 06.00 të mëngjesit. Sipas këtyre, pa bërë 5 deri në 10 kuti nuk mund të pushosh”, u shpreh një prej tyre.

“Po kërkojmë të pushojmë. Këtu ka arritur gjendja. Nuk po pushojmë dot”, tha një tjetër.

Screenshot 2 61
Screenshot 3 43
Screenshot 7 24

Nga të dhënat, deri në orën 06.11 janë numëruar 153 kuti nga 1243 të tilla, dhe Partia Socialiste kryeson garën, me 26819 vota, PD me 18750 vota dhe LSI me 3154.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img