Hapësire reklamuese

Politikë

Tensione në hyrje të Kuvendit, deputetët e opozitës përleshen me Gardën

Shkruar nga Newsbomb

Tensione janë duke u zhvilluar në hyrje të Kuvendit, ku deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën e Kuvendit.

Deputetët e opozitës të cilët janë të përjashtuar nga Komisioni i Etikës kërkojnë që të hyjnë në seancën plenare.

Gazment Bardhi, Flamur Noka, Dashnor Sulo janë disa nga deputetët që shtyhen me Gardën për t'u futur në Kuvend. Madje nuk kanë munduar dhe përleshja mes deputetëve dhe Gardës.

“Zoti terrorist me kollare, hap rrugën. Distancohuni nga kjo rrugë”, janë disa nga thirrjet e deputetëve drejt Gardës.

Kujtojmë që 19 deputetë të Partisë Demokratike janë përjashtuar nga Komisioni i Etikës për shkak të temsioneve që kanë shkaktuar në Kuvend apo në Komisionet parlamentare, ku në foton e mëposhtme shihet përplasja mes deputetit Asllan Dogjani dhe një prej gardianëve.

Është përjashtuar për 20 ditë deputeti Ervin Salianji dhe 10 ditë për 18 deputetë të tjerë; Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmon Spaho, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani dhe Luan Baçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese