Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
13 °
Mar
12 °
Mër
5 °
E premte, 24 Mars, 2023

Tensione në Detin e Zi, Rusia për pak qëllon me raketë avionin britanik

Lajme të ngjashëm

Një raketë ruse e hedhur nga një avion rus kaloi fare pranë një avioni të flotës mbretërore britanike në Detin e Zi. Lajmi u konfirmua nga Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.

Ai u shpreh se incidenti “potencialisht i rrezikshëm” ndodhi më 29 shtator në një hapësirë ndërkombëtare ajrore. Pala ruse reagoi lidhur me incidentin duke e cilësuar si një “problem teknik”.

Patrulla britanike mbi Detin e Zi u torhoq, por pas përgjigjes ruse janë përforcuar me një avion luftarak. Wallance u shpreh se Britania e Madhe nuk po e trajton incidentin si një “përshkallëzim” nga Rusia, por tha se është një kujtim sesa e rrezikshme mund të jetë nëse përdor mjetet luftarake në mënyrën që Rusia po vepron gjatë një periudhë të gjatë kohe.

Incidenti muajin e kaluar përfshiu 2 mjete luftarakë ruse Su-27 dhe avionin civil britanik, RC-135 Rivet Joint. Wallance tha se ai i shprehu shqetësimin në një letër ministrit rus të Mbrojtjes.

Më shumë