Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Enj
26 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
27 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Tensione në Detin e Zi, anija dhe avioni rus qëllojnë drejt luftëanijes britanike

Lajme të ngjashëm

Anije të flotës ruse kanë hapur zjarr paralajmërues ndaj luftëanijes të Marinës Mbretërore Britanike.

Mediat britanike raportojnë se një avion rus model Su-24 ka lëshuar bomba shumë pranë anijes britanike në shenjë paralajmërimi me pretendimin se kishte shkelur ujërat ruse pranë Kepit Fiolen.

Anija britanike është qëlluar më pas nga disa anije patrulluese ruse, teksa po kryente stërvitje së bashku me forcat amerikane, holandeze dhe ukrainase.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se anija e saj u tërhoq rreth dy milje pas këtij incidenti.

“Shkatërruesi britanik u paralajmërua se po shkel kufirin e Federatës Ruse, por nuk dëgjoi”, tha ministria ruse e mbrojtjes që tashmë ka thirrur në dëgjesë atashehun ushtarak të Britanisë në Moskë.

Anija britanike HMS Defender

Më shumë