Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tensione mes Fevziut dhe Tahirit, gazetari: Nuk jam frikësuar as nga kriminelët në Kuvend

Shkruar nga Newsbomb

Nuk ka qenë një ndërhyrje e qetë ajo e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, gjatë kohës që në emisionin “Opinion” në Tv Klan diskutohej për situatën e drogës në Shqipëri.

Tahiri ka ndërhyrë nëpërmjet lidhjes telefonike në studio, por vetëm pas disa minutash diskutim me gazetarin Blendi Fevziu, tensioni mes tyre ka nisur të rritet. Në debat kanë ndërhyrë edhe deputeti i PD-së, Arben Ristani, si dhe analisti Preç Zogaj, të ftuar në emision.

Saimir Tahiri: Mos më ndërprit të lutem.

Blendi Fevziu: Nuk do iu ndërpres, po nuk mund të bësh fjalim. Keni marrë detajet e kryeministrit që të mëson se si bëhet gazetaria. Më jepni një përgjigje direkte se këto i dëgjova dje në fjalim.

Tahiri: Makina ime është shitur. Në sistem është në emrin tim dhe ua shpjegoj pse. Përmbarimi ma ka bllokuar. Shitja e makines është në deklaratat e pasurisë. Ky polici, Zagani, kë paska njoftuar ky, pasi e ka verifikuar? O të njoftonte Prokurorinë dhe Drejtorin e Përgjithshëm ose mua.

Spartak Koka: Ka njoftuar drejtorin e tij, Hita.

Tahiri: Kështu thotë Zagani.

Arben Ristani: Mos gënje o mashtrues se gënjen. Ça është ky mo?! Je ministër i brendshëm jo duke shitur në oborr të shkollës paketa.  I marrin nga rruga dhe i bëjnë ministra të Brendshëm.

Tahiri: Kur zotëria (Preç Zogaj) u akuzua për spiunim mori një çertifikatë pastërtie dhe unë e respektoj.  

Tahiri: Shpresoj zoti Fevziu që pasi të mbyll telefonin asnjë nga të pranishmit të mos më ofendoj mua sepse unë nuk ofendova askënd.

Fevziu: Zoti Tahiri, besoj se nuk pyesin gazetarët të ngresh zërin dhe të intimidosh. Unë bëj çfarë emisioni të mendoj se i duhet publikut. Ashtu siç bëra kur denoncova kriminelet që keni futur në parlament dhe nuk kam pasur frikë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu