Tirana
few clouds
21 ° C
21 °
21 °
49 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Tension në Fier, sillet në kujtesë LIBOFSHA, çfarë ndodhi me komisionerët e PS në vitin 1994: Nuk mbeti përfaqësues i PS pa u rrahur (HISTORIA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Incidenti me banderolat në Fier ka përfshirë në debat presidentin Ilir Meta dhe të deleguarin e PS në Fier Petro Koçi. Më herët në mëngjes, bashkia po hiqte banderolat e LSI pikërisht në vendin ku do të zhvillojë takimin Edi Rama.

Ilir Meta, president i Republikës kërkoi qetësim të situatës por tha se nëse do të preken votat, gratë trime të Libofshës, “do ti ndjekin horrat këmba-këmbës”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Petro Kocit, duke kujtuar incidentin e zgjedhjeve në Libofshë në 29 maj 1994.

“Ilir Meta mos e zer ne goje Libofshen! Sepse diten e masakres mbi ne te gjithe, horrat e PD cuditerisht vetem ty te kursyen. Se qysh atehere i sherbeje Saliut!” shkruan Petro Koçi.

Po çfarë ka ndodhur në Libofshë në 1994?

Në ditën e zgjedhjeve, në 29 maj 1994, nuk ngeli në këmbë asnjë komisioner apo vëzhgues i PS pa u rrahur dhe përndjekur nga qendrat e votimit. Zgjedhjet dukshëm përfunduan me vota 0 për PS, njerëzit e së cilës, ikën nga “sytë këmbët” për shkak të dhunës së kamzhikëve, pistoletave e gjithçka tjetër që kishte arsenali i pushtetit.

Ja sesi e kujton Petro Koçi, ish kryetar I PS, atë ditë të zgjedhjeve: Në ditën e zgjedhjeve nuk mbeti komisioner i PS pa u rrahur dhe përndjekur nga qendrat e votimit. Në fshatin Adriatik komisioneri i PD kishte vendosur koburen që mbante si polic financiar mbi tavolinën e komisionit. Haptazi dhe me krenari kërcënonte kolegët komisionerë dhe çdo votues të PS që vinte për të votuar. Në fshatin Agim bandat rrëmbyen dhe masakruan vëzhguesin Luan Rustemi. Pasi e rrahën sa i ra të fikët, duke e konsideruar të vdekur, e hodhën në breg të lumit Seman. Fati desh që ai të shpëtonte nga disa fshatarë që kaluan andej. Bandat shpuan me thika gomat e makinave të PS. Një terror i  pabesueshëm. Njerëz me lot në sy na drejtoheshin për të ndërhyrë. Kulmi ishte kur me një grup deputetësh shkuam në qendrën e votimit ku ishte masakruar vëzhguesi Luan Rustemi. Bandat u mblodhën menjëherë dhe u vunë pas nesh. Në sy të policisë u goditën deputetët e PS-së Namik Dokle, Ndre Legisi, etj.. U përndoq me dhunë Shaqir Vukaj ish-nënkryetar i Kuvendit.

U goditëm të gjithë. Policia bënte sehir. Deputetit Namik Dokle, për pak i prenë gishtat e dorës kur e futën me forcë në makinën e policisë duke ia  mbyllur derën me egërsi. Vetëm Ilir Metën nuk e prekën. Njerëz shumë të mirë dhe me reputacion, që ne kishim përzgjedhur si vëzhgues i keqtrajtuan në mënyrë barbare. Nënkryetari i Komisionit Zgjedhor për Komunën e Libofshës, Sokrat Ikonomi, u përndoq dhe u godit disa herë deri sa përfundoi në spital.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img