Hapësire reklamuese

Sporti

Tenistja ruse: Jam lezbike por këtu është e pamundur të dalësh dorë për dore me të dashurën

Shkruar nga Newsbomb

Tenistja ruse, Daria Kasatkina, ka dalë hapur duke shprehur publikisht se është homoseksuale.

Kasatkina është tenistja e 12 në renditjen botërore dhe muajin e kaluar arriti deri në gjysmëfinalen e “French Open”. Po ashtu ajo ka bërë thirrje që t’i jepet fund luftës në Ukrainë.

Duke folur me një blogere të njohur ruse, tenistja zbuloi se ka një lidhje me një vajzë.

“Shumë çështje janë tabu në Rusi. Disa prej tyre janë më të rëndësishme se e jona, kjo nuk është e habitshme.Të jetosh e mbyllur në dollap është e pamundur. Të jetosh në paqe me veten është e vetmja gjë që ka rëndësi”, është shprehur 25-vjeçarja.

Tenistja tregoi se në Rusi nuk është e sigurt që të dalë dorë për dore me të dashurën.

Homoseksualiteti nuk është i jashtëligjshëm në Rusi, por përhapja e “propagandës gay” mes minorenëve ndalohet. Po ashtu, edhe homofobia është e përhapur gjerësisht në Rusi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll