Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Tenderi rreth 1 milion euro, Frrok Çupi tregon si është katandisur RTSH: Janë dy karrige për tre gazetarë, edhe pllakat janë akoma të periudhës së komunizmit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Frrok Çupi ka folur mbrëmjen e sotme për abuzimin që është bërë me tenderin e RTSH Agro, për të cilin do të shpenzoheshin rreth 1 milionë euro, ku tregoi edhe për gjendjen në të cilën është katandisur ky televizion.

Ai u shpreh se i ka parë nga afër ambientet e RTSH-së, ku tha se për 3 gazetarë ka vetëm 2 karrige, ndërsa shtoi se edhe pllakat janë të periudhës së komunizmit.

“Janë tre gazetare me 2 karrige. Nuk bëhet kondicionimi i mjeteve kompjuterike. Edhe pllakat janë të periudhës së komunizmit. Është e tmerrshme si një televizion  publik, ka 14-16 kanale që nuk bëjnë asgjë. Kanë vetëm një ose dy gazetarë dhe një drejtor. Është e bazuar e tëra në një mashtrim”, tha Çupi.

Sipas tij, kanalet e Radio Televizionin Shqiptar janë një skemë për të fituar para.

“Këto kanale janë thjesht thasë, ku futen para. Kemi një televizion publik, që merr fondet më të mëdha pas ÇEZ-it nga qeveria dhe që e ka audiencën 0.8 %. Televizioni publik gjerman ka vetëm 3 kanale. Për çfarë na duhen ne gjithë këto”, tha analisti.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img