Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tenderi për Tunelin e Skërficës, SPAK merr të pandehur 8 zyrtarë, akuzohen për dy vepra penale (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Tenderi për Tunelin e Skërficës, SPAK merr të pandehur 8

Prokuroria Speciale SPAK ka marrë të pandehur tetë zyrtarë për tenderin e anuluar të Tunelit të Skërficës. Ata akuzohen bashkë me ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato, se kanë ndikuar në procedurat e tenderit për Lotin 7 të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Më herët, prokurorët e posaçëm i kanë komunikuar marrjen të pandehur Sonila Qatos, ndërkohë NeWs 24 raporton sot se të pandehur janë marrë dhe zyrtarët e mëposhtëm. Ata akuzohen për "Shkelje të barazisë në tendera" dhe "Falsifikim dokumentesh".

  • Erdit Salillari, akuzohet për "Shkelje të barazisë në tendera";
  • Armir Phumi, akuzohet për "Shkelje të barazisë në tendera";
  • M.Mihali, akuzohet për "Shkelje të barazisë në tendera";
  • M.Shkurti, akuzohet për "Shkelje të barazisë në tendera";
  • Simon Prendi dhe Arbër Troka, akuzohen për veprën penale "Falsifikim dokumentesh";
  • Almir Hoxha, dhe Arjana Hasani, akuzohen për veprën penale "Falsifikim dokumentesh";

Referuar dosjes hetimore, Erdit Salillari, ixhinier gjeodet, do të përgjigjet përpara drejtësisë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. E njëjta akuzë është ngritur edhe ndaj të pandehurve, Armir Pahumi, Miranda Shkurtit dhe Nikollaq Mihalit. Simon Prendi, me profesion inxhinier hidroteknik, Arbër Troka, inxhinier gjeodet, pasi akuzohen për “falsifikim dokumentesh”, shkelje të barazisë në tendera”. Ndërsa Almir Hoxhaj, Arjana Hasani, akuzohen për “falsifikim dokumentesh”.

Sonila Qato, me autoritetin e drejtoreshës së rrugëve, ngriti një grup pune të inspektonte punimet dhe ata dolën në përfundimin se dokumenti ishte i falsifikuar. Por grupi I ekspertëve që përpiloi raportin tashmë akuzohen për falsifikim të dokumenteve.

Një dokument i rrjedhur në media tre vite më parë sugjeroi se kompania Gjoka Konstruksion, e cila kishte koncesionin e rrugës së Arbrit, kishte falsifikuar ecurinë e punimeve në tre tunele të kësaj rruge me synimin për të plotësuar kriteret për fitimin e një tenderi tjetër.

Bëhej fjalë për segmentin tjetër rrugor të njohur si Loti 7 i rrugës Kardhiq – Delvinë, ku përfshihet edhe tuneli në Qafën e Skarficës. Gjoka Konstruksion akuzoi menjëherë Qaton si përgjegjëse për rrjedhjen e dokumenti, dhe E akuzoi drejtoren e ARRSH për manipulim sepse kishte ofruar afro 4.2 milionë euro më pak se sa oferta e shpallur fituese.

Sonila Qato dha dorëheqjen pas këtyre akuzave, ndërkohë që Ministria e Infrastrukturës njoftoi anulimin e tenderit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese