Hapësire reklamuese

Aktualitet

TENDERI/ Lagështia "mbyt" Ministrinë e Jashtme, "nderi i fundit" i Olta Xhaçkës pas shkarkimit

Shkruar nga Newsbomb

Ministria e Jashtme, e drejtuar nga Olta Xhaçka, kërkon ndërhyrje urgjente për rikonstuksionin e ambienteve të jashtme të selisë diplomatike të Shqipërisë. Bëhet fjalë për tarracat e objektit, fasadat dhe sipërfaqen ku janë vendosur pajisjet teknike.

Përmes një tenderi me vlerë 20 milionë lekë të vjetra, kërkohet nga kompanitë që ofrojnë shërbime konsulence dhe projektimi që të projektojnë ndërhyrjet për sistemimin e ambienteve të jashtme të Ministrisë së Jashtme.

Më pas, në bazë të këtij projekti do të hapet një tender i dytë për kryerjen e punimeve, raporton newsbomb.al.

Godina e Ministrisë së Jashtme është ndërtuar rreth viteve 1970 dhe është projektuar për të funksionuar si selia e Ambasadës Kineze, por më vonë është përshtatur për ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, aktualisht Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

[caption id="attachment_734218" align="alignnone" width="947"]Njoftimi i tenderit te konsulences, nga Ministria e Jahstme Njoftimi i tenderit te konsulences, nga Ministria e Jahstme[/caption]

"Si pasojë e erozionit, lagështisë dhe mungesës së mirëmbajtjes është amortizuar fasada e jashtme e godinës dhe tarracat që ndodhen në nivele të ndryshme, duke dëmtuar kondicionet teknike të tyre, duke krijuar lagështi në sipërfaqen e tarracës, e cila në disa vende depërton në brendësi të sipërfaqes së ndërtesës", arsyeton institucioni i drejtuar nga Olta Xhaçka.

Kjo e fundit është shkarkuar në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste më datë 4 shtator, dhe në vend të saj është emëruar ambasadori Igli Hasani.

Mesa duket, në pritje të dekretit të shkarkimit të saj dhe emërimit të Hasanit, Olta Xhaçka ka vendosur "të bëjë nderin e fundit" duke kërkuar nga kompanitë e konsulencës që të dorëzojnë projektet e rikonstruksionit të Ministrisë së Jashtme.

Xhaçka nuk do t'i gëzojë dot punimet e reja pasi sot presidenti Bajram Begaj kthehet nga Kazakistani dhe pritet të firmos dekretet e shkarkimit dhe emërimit të ministrave të rinj, të dërguar nga Edi Rama prej pasdites së të mërkurës.

Megjithatë, ky mund të shihet dhe si "nder" i ministres për pasardhësin e saj Igli Hasani, për t'ia lënë atij selinë diplomatike në kushte të përshtatshme.

"Fasada kërkon përmirësim të kondicioneve hidroizoluese dhe termike, dhe në këtë këndvështrim propozohet të riparohen shtresat e dëmtuara dhe e gjithë sipërfaqja e saj me veshje kapotë, si dhe të lyhet me boje plastike cilësi e parë, për ambiente të jashtme", thuhet në dokument, raporton newsbomb.al.

[gallery link="none" columns="1" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="734207,734208,734209"]

Po ashtu, Ministria e Jashtme kërkon nga kompanitë e interesuara që të marrin parasysh dhe ndërhyrjen në tarracat e objektit. Referuar dokumenteve, thuhet se në tarraca janë lehtësisht të dallueshme amortizimi i elementeve përbërës, të cilat ndodhen në nivele të ndryshme, dëmtim i elementeve të izolimit të llamarinës së inoksit, si dhe ndërhyrjet jo korrekte.

Kërkohet që tarraca të trajtohet me shtresë termoizoluese dhe hidroizoluese në të gjithë sipërfaqen e saj, të identifikohet burimi i lagështisë dhe të parashikohen masa për eleminimin e tij, të rivishet me shtresë pllake dhe të riparohet sistemi i rrufepritësve dhe kullimit të ujërave të shiut.

[gallery link="none" columns="1" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="734210,734211,734212,734213"]

Autoriteti Kontraktor, në këtë rast institucioni i drejtuar nga Olta Xhaçka, thotë se gjatë projektimit duhet patur parasysh përmirësimi i sistemit të ndriçimit të jashtëm të ndërtesës, kryesisht referuar fasadës veriore, lindore dhe perëndimore, në funksion të pamjes arkitektonike dhe rëndësisë së vetë kësaj ndërtese, duke patur parasysh skemat e ndriçimit te jashtëm të fasadës.

Sa më sipër, kërkohet nga ana e projektuesit përmirësimi i sistemimit të jashtëm me sipërfaqe të gjelbërta, riparimi i sistemit të kullimit të ujërave sipërfaqësore, riparim i shtresës se trotuarit dhe vendosje stolash për çlodhje, me qëllim krijimin e një ambienti relaksues në pjesën përreth ndërtesës.

[caption id="attachment_734215" align="alignnone" width="635"]Nderhyrjet qe Ministria e Jashtme kerkon te kryhen ne ambientet e jashtme te institucionit Nderhyrjet qe Ministria e Jashtme kerkon te kryhen ne ambientet e jashtme te institucionit[/caption]

// Ky është një artikull ekskluziv i Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese