Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

“Tenderi i uniformave varej nga Lleshaj”, Vasili nxjerr dokumentin dhe i bën thirrje SPAK: Boll me cironkat, kapni peshkaqenët!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka nxjerrë VKM-në me nenet përkatëse sa i takon krijimit, organizimit dhe funksionimit të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara.

Bazuar në ligjërimin e secilit nen, Vasili thotë se Lleshaj gënjeu kur tha se “nuk kam pasur as ndonjë shtysë personale dhe mbi të gjitha as autoritet ligjor për t’u përfshirë në asnjë procedure konkrete prokurimi”.

VKM-ja përcakton qartë se Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë përgjigjet para Ministrit dhe emërohet e shkarkohet nga ministri. Edhe buxheti i Agjencisë është pjesë e buxhetit të Ministrisë së Brendshme.

Sipas Vasilit, SPAK duhet të lërë cironkat dhe të merret me peshkaqenët (ministrat).

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Pse genjen Lleshaj, kur ligji flet qarte per pergjegjesine e tij!(DOKUMENTI).

Lleshaj genjeu per pergjegjesite e tij per tenderin e uniformave duke bere gjoja indiferentin monumental dhe deklaroi:

“Si Ministër i Brendshëm nuk kam pasur as ndonjë shtysë personale dhe mbi të gjitha as autoritet ligjor për t’u përfshirë në asnjë procedure konkrete prokurimi”.

Lleshaj ka pergjegjesi te qarta, qe ja ngarkon VKM Nr.81 date 14.2.2018.”PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË BLERJEVE TË PËRQENDRUARA “.

Kjo VKM percakton qarte ne piken 5 dhe 6 se:

Drejtori i Pergjithshem i Agjencise pergjigjet para Ministrit dhe emerohet e shkarkohet nga ai.

Edhe buxheti i Agjencise edhe pjese e buxhetit te Ministrise se Brendeshme.

Ja cfare thote VKM 81 date 14.2.2018:

“3. Agjencia ka buxhetin e vet, i cili është pjesë e buxhetit të Ministrisë së Brendshme.

5. Agjencia drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e kësaj Agjencie dhe përgjigjet para Ministrit.

6. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë emërohet, lirohet ose shkarkohet nga Ministri”.

Drejtori pra pergjigjet vetem para Ministrit te Brendeshem ndersa Lleshaj genjen hapur.

Cfare halli ka qe genjen eshte detyre e drejtesise ta qartesoje.

Keta kete te rilindjes kete mision kane qe te mashtrojne pa fund dhe pacipesisht, por e verteta nuk mbulohet.

SPAK te heqe dore nga cironkat, por te çoje para drejtesise peshkaqenet!

P.S Foto e VKM Nr.81 date 14.2.2018

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img