Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tenderi i uniformave të Policisë, lirohet ish-drejtoresha në Ministrinë e Brendshme

Shkruar nga Newsbomb
Tenderi i uniformave të Policisë, lirohet ish-drejtoresha në

Është lënë e lirë, Edlira Naqellari ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme.

Naqellari akuzohej për veprën penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” për tenderin e uniformës së policisë së shtetit.

Ajo u dënua e 1 vit burg, dënim të cilin e ka mbaruar. Vendimi për lirimin e saj u dha nga gjyqtari Erjon Çela.

Kujtojmë qe tenderi për uniformat e policisë u hap më datë 26 korrik të vitit 2019 dhe u mbyll më 11 maj 2020. Ministria e Brendshme, më datë 14.07.2020, ka shpallur fituesin e këtij tenderi; kompaninë shqiptare “D&E” SHPK, që ofroi 500 milionë lekë më shumë nga vlera që ofroi kompania turke “Genç Taahhüt Giyim Tekstil Ýnþaat San. Ve Tic. Ltd. Sti”.

Ky tender u shty disa herë brenda një që të gjitha kompanitë pjesëmarrëse të skualifikoheshin derisa atë ta fitonte kompania “D&E” me pronar biznesmenin Ismail Kadiu.

Ka tre shkelje në lidhje me procesin e tenderit, shkelja e parë është kryer nga zyrtarët në lidhje me procesin e tenderit. Shkelja e dytë e kryer është se kanë bashkuar tre objekte në një, ndërsa shkelja e tretë e kryer është zyrtarët e ministrisë kanë ndërhyrë në zërat e tenderit në mënyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed