Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tenderi i uniformave, dalin të hënën para gjykatës 9 zyrtarët e arrestuar (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Tenderi i uniformave, dalin të hënën para gjykatës 9

Nëntë zyrtarë dhe ish-zyrtarët e arrestuar me urdhër të SPAK për korrupsion me tenderin e uniformave të policisë do të dalin të hënën para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masat e sigurisë.

Hetimet e SPAK zbuluan cilësinë e ulët të uniformave të policisë dhe çmimin absurd prej rreth 350 euro për një kapele të vetme.

Tenderi “i frikshëm” prej 2.8 miliard lekësh iu dha, dyshohet pas një sërë shkeljesh, kompanisë “D&E” me pronar biznesmenin Ismail Kadiu.

Edhe në këtë aferë të denoncuar në SPAK nga deputeti Myslim Murrizi, prokurorët kanë mundur të bashkëpunojnë me dy persona të penduar.

Të arrestuar janë:

1 – Edlira Naqellari – Drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara

2- Kreshnik Bejkaj – Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

3- Ani Omuri - Anëtar i Njësisë së Prokurimit

4- Klevis Hasani  - Anëtar i Njësisë së Prokurimit

5- Anisa Bogdani  - Anëtar i Njësisë së Prokurimit

6- Flutura Çekrezi – Anëtar i Njësisë së Prokurimit

7- Fatmir Demneri – Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

8- Gëzim Mingaj - Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

9- Mariglen Buzali – Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll