Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të paguajë plot 800 milionë lekë për regjistrimin "me urgjencë" të pronave në zonat turistike, duke përfshirë dhe projektin e shumë-trumbetuar të "100 fshatrave", shkruan newsbomb.al.
Institucioni i drejtuar nga Dritan Agolli ka përgatitur Programin Operacional 7 vjeçar, 2022-2028, një dokument ku paraqiten objektivat strategjike të zhvillimit rajonal, akset prioritare të zhvillimit, si dhe tipologjitë e ndërhyrjeve të parashikuara për t’u realizuar nga FSHZH.
Pjesë përbërëse është edhe Programi “Infrastruktura Vendore Rajonale”, nëpërmjet të cilit synohet kthimi i rajoneve të Shqipërisë në vende më të mira për të jetuar si rezultat i përmirësimit të standardeve dhe cilësisë së jetesës.
Njoftimi i fituesit dhe zonat ku do shtrihet studime e regjistrimi
Fondi Shqiptar i Zhvillimit arsyeton se pas konsultimeve me grupet e interesit, ka rezultuar se një prej problematikave që pengon kryerjen e investimeve publike ose private është çështja e regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme private, apo shtetërore.
Edhe përse regjistrimi i pronave është një proces që kryhet nga institucionet shtetërore përkatëse, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur të japë rreth 800 milionë lekë për studim dhe masterplane, për regjistrimin "me urgjencë" dhe përditësimin e pronave të paluajtshme në zonat turistike.
"Ky investim shtrihet në territorin e fshatrave me potencial turistike, përfshirë ato pjesë e programit të 100 fshatrave, në zonat me potencial zhvillimi dhe ku vlerësohet që ky investim është i nevojshëm për realizimin e projekteve të ndryshme të aplikuara në këto zona.
Zonat kadastrale të përcaktuara përfshijnë 4 zona në të cilën do të kryhet procesi i regjistrimit fillestar sistematik dhe 28 zona në të cilën do të realizohet procesi i Përmirësim – Përditësimit të Regjistrimit", thuhet në dokumentet e tenderit të siguara nga Newsbomb.al.
Zonat ku do shtrihet studimi dhe perberja e tyre, sipas tenderit
FSHZH bën të qartë se se një prej problematikave që pengon kryerjen e investimeve publike ose private është çështja e regjistrimit fillestar të të gjitha pasurive të paluajtshme private, apo shtetërore në territorin që bashkitë administrojnë.
Janë gjashtë operatorë ekonomikë që kanë shprehur interes për këtë procedurë prokurimi, por pesë janë skualifikuar dhe fitues është bashkimi i operatorëve “ZENIT&CO” sh.p.k, “GRAMA” sh.p.k, “GEO CONSULTING” sh.p.k dhe “VIANTE Konstruksoin” sh.p.k.
Oferta që kanë dhënë këta operatorë ekonomik si "BOE" është 65,893,000 lekë pa TVSH, ose 658 milionë lekë të vjetra. Nëse llogarisim dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), tenderi arrin në vlerën e 800 milionë lekëve. //Newsbomb.al
Fazat e punes parashikuar nga dokumentet e tenderit te FSHZH