Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tenderi 500 mijë dollarë, PD denoncon: SPAK të hetojë Dritan Agollin e FSHZH

Shkruar nga Newsbomb
Tenderi 500 mijë dollarë, PD denoncon: SPAK të hetojë Dritan

Partia Demokratike ka denoncuar sërish tenderin prej 500 mijë dollarsh, që i është dhënë kuzhinierit nga kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, për një menu për 100 fshatra.

Në një deklaratë nga selia blu, deputetja Dhurata Çupi inkurajon SPAK të hetojë këtë skandal, teksa shton se qeveria duhet të fokusohet tek ndërtimi i nfrastrukturës, furnizimi me ujë të pijshëm dhe jo te një menu çfarë duhet të servirej për të ngrënë në këto fshatra.

Ndër të tjera ajo u shpreh  se në fshatra s’ka akoma rrugë, ndërsa kryeministri Rama bën menu për restorante imagjinare dhe udhëtime luksi.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme SPAK ka vënë nën hetim kreun e Fondit shqiptar të Zhvillimit për  tenderin abuziv të denoncuar pak ditë më parë.

Denoncimi për tenderin abuziv të FSHZH-së është bërë nga neësbomb.al. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender me vlerë 416 milionë lekë të vjetra për të përgatitur një “menu autentike” për projektin e “100 fshatrave”. Pra, firma fituese do “t’i servirë” drejtorit Dritan Agolli listën me ushqime që preferojnë më shumë shqiptarët dhe për këtë, FSHZH-ja jep plot 400 milionë lekë.

Tenderi është hapur më datë 21 tetor 2021 dhe ka objekt “Ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar Menunë e 100 Fshatrave”, me një fond limit prej 41,666,667 lekësh të reja pa TVSH.

Pas procedurave që janë ndjekur, fituese janë shpallur dy kompani por që në garë janë futur si një, pra bashkim operatorësh, shkruan neësbomb.al. Ato janë Mascarpone sh.p.k në pronësi të kuzhinierit Alfio Rrotani & Endrit Maci Person Fizik.

Deklarata e plotë:

Pak ditë më parë SPAK nisi verifikimet për Kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollin, i cili dha tenderin prej 500 mijë dollarësh kuzhinierit që punon me djalin e tij për një meny për projektin e 100 fshatrave,  cili kishte bërë edhe ofertën më të lartë.

Në vend që qeveria dhe Fondit Shqiptar i Zhvillimit të fokusoheshin tek ndërtimi i infrastruktures, furnizmi me ujë të pijshëm, energji të pandërprerë, pastrimi, restaurimi i objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike, vemendja ishte tek krijimi i një menuje se çfarë duhej të servirej për të ngrënë në këto fshatra!

“Programi i 100 fshatrave turistikë”, një projekt i trumpetuar nga Edi Rama, i cili startoi më 2018 e duhet të përmbyllej më 2020, si çdo premtin tjetër i pambajtur i kësaj qeverie tregoi se ishte vetëm për propagandë.

Përmes këtij projekti do të investohej ne infrastrukturë, ekonomi, investime në agroturizëm, rikonstruksion, monumente etj, por këto ide kanë mbetur në letër

Përveç tabelave të rrugëve që kushedi sa para janë paguar për to, në shumicën dërrmuese të fshatrave nuk ka pasur asnjë ndërhyrje. Rrugët janë të amortizuara dhe institucione kulturore nuk ka.

Këto janë vetëm disa foto të tre fshatrave që janë afër qendrës së se kryeqytetit.

Rruga e Pëllumbasit në Tiranë.

Fshati Radë në Manëz.

Si dhe fshati Shetaj.

Siç e shikoni rrugë nuk ka, nuk ka asnjë investim të ri, por ama specialistët e vjedhjes së parave të shqiptarëve, po bënin një menu për restorantet imagjinare të shumicës dërmuese të këtyre 100 fshatrave.

Ndërkohë që zyrtarë të korruptuar shpërdorojnë taksat e qytetarëve më të varfër në Europë, me skema të tilla si kjo menu 500 milionshe, njerëzit e ndershëm të këtij vendi vujanë varfërinë e krijuar nga korrupsioni i kudondodhur apo braktisjen nga një qeveri që prioritet ka klientët e vet dhe jo qytetarët.

Në kushtet kur 40% e familjeve nuk arrijnë dot të ngrohin shtëpitë e tyre në këtë acar dimri,

Kur 50% e familjeve shqiptare,  nuk arrijnë të paguajnë dot më shumë se një vakt të plotë për fëmijët e tyre.

Kur 90% e familjeve shqiptare, e shpenzojnë të gjithë buxhetin e tyre, për të përmbushur nevojat bazë për të paguar çmimin më të lartë në rajon të energjisë, Edi Rama me paratë e tyre kryen udhëtime lluksi për qefet e veta, dhe qeveria e tij shpenzon plot 500 milionë për menu restorantesh.

Ne inkurajojmë SPAK të çojë para drejtësisë çdo abuzues të taksave të shqiptarëve, faturat e të cilëve kanë bërë që shqiptarët të jenë ndër popujt më të varfër në rajon.

Shqipëria është e varfer sepse ajo vidhet çdo ditë nga politikanë të korruptuar.

Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed