Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Tenderi 2.8 miliardë lekë i Ministrisë së Brendshme, Këlliçi: Ka pasur një përplasje mes ministrit Sandër Lleshaj dhe kryeministrit Rama

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i zgjedhur i PD Belind Këlliçi, thotë se mes kryeministrit Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ka pasur një përplasje kohë më parë për tenderin e 2.8 miliardë lekë të uniformave të Policisë. Për këtë tender janë arrestuar 9 zyrtarë të Ministrisë.

“Ka pasur një përplasje mes ministrit Sandër Lleshaj dhe kryeministrit Rama për këtë tender”, tha Këlliçi në News 24, ndërsa përshëndeti operacionin e SPAK, edhe pse e quajti të vonuar. “Është i vonuar por unë e përshëndes. Por janë vetëm 9 zyrtarë të thjeshtë të Komisionit të Vlerësimit.”

Kujtojmë se, tre ditë më parë 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme ranë në pranga pasi SPAK kishte kërkuar arrestimin e tyre, për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera” e kryer në bashkëpunim. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë favorizuar kompaninë e biznesmenit Ismail Kadiu për të fituar tenderin për uniformat e Policisë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img