Tirana
fog
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

‘Tenderi 1.5 mln euro’, PD akuzon qeverinë: Vjedhin lekë edhe në kohë pandemie, prandaj nuk kanë çfarë t’i japin shqiptarëve

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c366a6fc39df008bf80a16c8c4c245ba scaled

Enkelejd Alibeaj, ka dalë për herë të tretë në konferencë për mediat nga selia blu.

Ish-deputeti i PD-së ka denoncuar tenderin 1.5 milionë euro për shpërndarjen e ushqimeve për familjet në nevojë, duke thënë se Rama dhe Xhaçka favorizojnë miqtë e tyre.

Alibeaj bëri me dije se kompania Eurovia.shpk, nuk është e specializuar për tregtime mallrash ushqimore, por për pajisje elektronike dhe kompjuterike.

Ai thotë se më 19 mars, 6 ditë para se të shpallej fituese e tenderit, kjo kompani shtoi në aktivitetin e saj edhe ‘import-eksport produktesh ushqimore’.

“Kompania që Rama dhe Xhaçka ka zgjedhur t’i japin 1,5 mln euro, nuk ka asnjë eksperiencë për tregtimin e produkteve ushqimore. Kjo kompani është e specializuar për pajisje elektronike dhe kompjuterike. Aktiviteti kryesor lidhet me pajisje elektronike, ndërtim dhe programime kompjuterike. Në 19 mars 2020, 6 ditë para se të shpallej fituese e tenderit, Eurovia.shpk ka modifikuar llojin e aktivitetit të saj. 6 ditë pas modifikimit të aktivitetit të saj, u shpall fituese e tenderit 1.5 mln euro. Në 19 mars 2020, 6 ditë para se Ministria e Mbrojtjes ta shpallte fituese, Eurovia.shpk shtoi në aktivitetin e saj dhe eksport-import produktesh ushqimore. Menjëherë pas këtij ndryshimi, Ministria e Mbrojtjes e identifikon dhe e shpall fituese. Prandaj nuk ka para Edi Rama për të paguar dhe ndihmuar bizneset. Paratë i kanë për t’i ndarë me miqtë e tyre”, deklaroi Enkelejd Alibeaj.

Lexo edhe: ‘Alo Edi’, Alibeaj akuza qeverisë: Ju jeni pa bukë, Rama dhe Olta Xhaçka sapo dhanë nje tender 1,5 milion euro

Lexo edhe: Tenderi 1.5 mln € për furnizimin me ushqime të familjeve në nevojë, PD vijon akuzat ndaj qeverisë: Doni të vidhni shqiptarët edhe në ditë të zeza

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img