Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
20 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Tenderat për FBI-në shqiptare, KLSH nis auditimin për Ministrinë e Brendshme dhe ABP

spot_img

Lajme të ngjashëm

52033332a54f9ad1a352531107398b8c

Kontrolli i Lartë të Shtetit do të kalojë në lupën e tij të gjitha procedurat për marrjen e ambienteve për Byronë Kombëtare të Hetimit, për blerjen e mobiljeve të zyrave, blerjen e armëve të zjarrit dhe pajisjeve të tjera për këtë njësi.

Kryetari i KLSH, Arben Shehu ka urdhëruar nisjen e auditimit për Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara.

Sipas njoftimit për mediat nga KLSH, njoftohet se fokusi i auditimit ka për objekt “Auditimin Financiar dhe të Përputhshmërisë”, për periudhën 01.01.2018 deri më 30.03 2021.

Auditimi do të jetë transparent për publikun si një mënyrë për të verifikuar nëse akuzat për abuzime nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në lidhje me bazën materiale që është blerë për FBI-në shqiptare, qëndrojnë apo procesi ka qenë korrekt.

Më shumë

spot_img