Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Tenderat e Ministrisë së Mbrojtjes, Gjykata e Posaçme rrëzon hetimin e SPAK

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar hetimin e SPAK për tenderat e ushqimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, pasi sipas tyre nuk ka shkelje në tendera.

Kujtojmë se SPAK nisi hetimin për katër zyrtarë, mes tyre sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së Mbrojtjes. Sipas GJKKO, duhet verifikuar vetëm shpërdorimi i detyrës që është kompetencë e Prokurorisë dhe Gjykatës Tiranë.

Pak më parë SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi në gjyq tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Konkretisht Ylli Imeri, Dafina Keça dhe Andrea Dapaj të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

Ndërsa drejtori i rezervave të shtetit Sokol Zaimi akuzohet për shpërdorim detyre. Hetimet nisën për tenderin e ushqimeve dhe atë të blerjes së materialeve mbrojtëse për personelin e Forcave të Armatosura.

“Ministria e Mbrojtjes në 25 mars të vitit 2020 bëri shpalljen e procedurës me negocim pa shpallje paraprake për blerjen e ushqimeve për familjet në nevojë si rezultat i situatës së krijuar nga pandemia. Kompania fituese ishte Eurovia”, thotë SPAK për tenderin e ushqimeve.

“Ylli Imeri, Dafina Keça dhe Andrea Dapaj kanë krijuar favorizim apo përcaktim për fituesit”, rezulton sipas SPAK në përfundim të hetimeve.

Ndërsa drejtori i komanduar i Rezervave të Shtetit akuzohet se nuk ka vepruar dhe për këtë shkak fondi limit për lotin e parë është përllogaritur në një vlerë më të madhe.

Pas kallëzimit të PD-së u morr në pyetje edhe ministrja e Mbrojtjes në atë kohë Olta Xhaçka.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img