TENDER i TURPSHËM në kohë pandemie: Shërbimi Diplomatik mbush trastat me Uiski, verë dhe Amaro lukzose për punonjësit

Publikuar tek: aktualitet, më 20:36 25-11-2020 TENDER i TURPSHËM në kohë pandemie: Shërbimi Diplomatik mbush trastat me Uiski, verë dhe Amaro lukzose për punonjësit Fotomontazh

Thuajse të gjitha vendet, por veçanërisht i yni po rënkon si pasojë e “pushtimit” nga pandemia e Covid-19, duke qenë se sistemi shëndetësor është drejt kolapsit, dhe ekonomia drejt rënies pikiatë.

E në një kohë të tillë, disa institucione ecin me idenë se “turpi të lë pa bukë”, pa menduar që shumë njerëz po vdesin, qindra janë të sëmurë e kërkojnë ndihmë nëpër dyer spitalesh, me xhepa bosh.

Festat po afrojnë, por skandalet nuk kanë të sosur. I fundit është dhe tenderi i turpshëm që po përgatitej nga Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, me titullar Adhurim Saliu, por që pas bërjes publik në media, është anuluar.

Objekti i tenderit ishte “blerje dhurata dhe kartolina urimi me rastin e festave të fundvitit”, ndërkohë që po përgatiten dhjetëra shporta të mëdha të dekoruara.

Këto trasta do të kenë brenda tyre 1 shishe uiski cilësore, 1 shishe amaro, verë shqiptare, cilësia e parë, e vjetëruar në dru lisi, me ambalazh qelqi, 750. Kërkohet me të njëjtën vjetërësi edhe 1 shishe raki rrushi me ambalazh qelqi. Në shportë do të ketë 4 pako çokollata cilësore 1000 gr, 4 pako fruta të thata cilësore 500 gr, 2 pako karamele cilësore 500 gr.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata e Lartë jetike për funksionimin e plotë të Kushtetueses, Manjani zbërthen përbërjen dhe shpjegon se ku ka ngecur shkalla më e lartë e sistemit gjyqësor
Tjetër aksident i rëndë/ Dy makina përplasen në Fier-Patos, plagosen shoferët »
Article Logic
Execution time: 0.013314008712769
array(1) { ["section"]=> string(122) "tender-i-turpshem-ne-kohe-pandemie-sherbimi-diplomatik-mbush-trastat-me-uiski-vere-dhe-amaro-lukzose-per-punonjesit-229120" }