Tempulli antik i Palmiras i ka bërë ballë shpërthimeve të ISIS, qëndron ende në këmbë

Publikuar tek: bota, më 15:34 31-08-2015 Tempulli antik i Palmiras i ka bërë ballë shpërthimeve të ISIS, qëndron ende në këmbë

Pavarësisht dhjetra kilogram ekslpozivë të shpërthyera në perimetrin pranë qytetit antik të Palmiras, Tempulli i lashtë i Bel-it, qëndron ende në këmbë.

Këtë e ka konfirmuar kreu i antikave siriane, i cili tha për BBC se pavarësisht shpërthimeve nga Shteti Islamik, “struktura e tempullit, shtyllat dhe streha e saj qëndrojnë ende në këmbë". Megjithatë ai u shpreh se dëshmitarët nuk mund të afroheshin pranë vendngjarjes për të konfirmuar dëmet e tjera të shkaktuara nga shpërthimet me eksploziv për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Palmira është një qytet antik heleno-romak në veri-lindje të Sirisë. Ai ra nën kontrollin e ISIS në fillim të muajit maj, duke përhapur frikën se terroristët mund të shkatërronin këtë trashëgimi botërore të mbrojtur edhe nga UNESCO.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Luftanija britanike e së ardhmes, e frikshme por e bukur (Foto)
1,500 euro për funeralin e mikut të tij më të mirë »
Article Logic
Execution time: 0.015213966369629
array(1) { ["section"]=> string(90) "tempulli-antik-i-palmiras-i-ka-bere-balle-shperthimeve-te-isis-qendron-ende-ne-kembe-19596" }