Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
34 %
2.1kmh
90 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
11 °
Mar
13 °
E premte, 16 Prill, 2021
spot_img

Temperaturë dhe kollë, përkeqësohet gjendja e Navalny, dërgohet në seksionin e burgut me të sëmurë me tuberkuloz

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny është zhvendosur në një mjedis për të sëmurët brenda burgut, pas ankesave për kollë dhe temperaturë.

Navalny tha ditën e djeshme me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se kishte  temperaturë të lartë 38.1 gradë C dhe kollë, dhe se tre nga 15 të burgosurit në repartin e tij të burgut rus, po trajtoheshin në spital për tuberkuloz.

Tuberkulozi është një sëmundje infektive me pasoja serioze që kryesisht prek mushkëritë dhe përhapet nga një njeri tek tjetri përmes ajrit, kryesisht përmes kollës dhe tështitjes.

44-vjeçari, i cili është kundërshtari më i hapur i Putinit, u arrestua në 17 Janar pas kthimit të tij nga Gjermania, ku ai kaloi pesë muaj duke u rikuperuar nga një helmim me agjent nervor. Opozitari fajëson Kremlinin për helmimin e tij, por autoritetet ruse e kanë hedhur poshtë akuzën e tij.

Muajin e kaluar, Navalny u dënua me dy vjet e gjysmë burg për shkelje të kushteve të tij të provës

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img