Hapësire reklamuese

Aktualitet

Temperaturat zbresin deri në -3°C, e enjtja me mot të ftohtë

Shkruar nga Newsbomb
Temperaturat zbresin deri në -3°C, e enjtja me mot të ftohtë

Këtë të enjte vendi ynë pritet të ndikohet kushte atmosferike të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta. Moti pritet të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash në orët e mesditës dhe pasdites vonë, kryesisht në jug të vendit.

Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull e mjegullinë në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa në bregdet e kryesisht në bregdetin jugor era arrin shpejtësi deri 10m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtratak, temperaturat parashikohen:

  1. në zonat malore  -3 deri 5°C
  2. në zonat e ulëta 1 deri 16°C
  3. në zonat bregdetare 4 deri 17°C

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese