Prej dy ditësh fronti i ftohtë solli reshje dëbore të cilat u regjistruan në stacionin meteorologjik Lezhë prej 70mm, në Elbasan 31mm e në pjesën tjetër të vendit nën këto vlera. Qyteti i Peshkopisë ka pasur sasinë prej 14cm reshje bore si dhe Korça 4cm, raporton SHMU.
Ka nisur kthjellimi në veri të territorit e kjo do të vijojë orë pas ore. E pranishme do të jetë era e vrullshme veriore kryesisht në bregdet. Këto masa do të sjellin ngrica të mëtejshme në orët e ardhshme por edhe ditën e nesërme duke bërë që temperaturat të parashikohen:
në zona malore -11 deri -2°C;
në zona e ulëta -3 deri 5°C;
në zona bregdetare -1 deri 5°C.