Temperaturat e larta dhe heqja e kufizimeve anti-COVID kanë favorizuar turizmin në vendin tonë, duke bërë që mijëra turistë të vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri.
Por gjatë fundjavave, ashtu siç tashmë është bërë zakon, mijëra shqiptarë të Kosovës zgjedhin Shqipërinë për të kaluar ditët e pushimit. Pasdditen e sotme një numër i madh qytetarësh nga Kosova janë dyndur në Morinë, në pritje për të kaluar drejt Shqipërisë.
Për shkak të fluksit të madh, dogana e Morinës po punon me procedurë të përshpejtuar dhe me kapacitet të plotë për të shmangur radhët e gjata.
Temperaturat e larta dhe heqja e kufizimeve favorizojnë turizmin, mijëra shqiptarë të Kosovës dynden drejt bregdetit të Shqipërisë
