Hapësire reklamuese

Aktualitet

Temperaturat deri në minus 3 gradë, parashikimi i motit për sot

Shkruar nga Newsbomb
Temperaturat deri në minus 3 gradë, parashikimi i motit për sot

Sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët e kohëzgjate të orëve me dielll, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare në orët e mesditës.

Në orët e mëngjesit në zonat luginore parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së apo mjegullinës.Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-14m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -3 deri 11°C

në zonat e ulëta -3 deri 16°C

në zonat bregdetare 2 deri 16°C.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese