Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Temperatura përvëluese për ditë me radhë, por moti bën "kthesën drastike" të premten

Shkruar nga Newsbomb
Temperatura përvëluese për ditë me radhë, por moti

Prej disa ditësh  Shqipëria është përfshirë nga temperatura të larta, të cilat kanë kaluar 40°C në disa zona të ulta. Por duke nisur nga dita e premte moti do të “bëjë kthesë”, duke  sjellë ulje temperaturash, shoqëruar me reshje dhe rrebeshe.

Ashtu si këto ditët e fundit edhe nesër vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ndërsa masat ajrore e nxehta nga Afrika e Veriut fillojnë gradualisht tërheqjen e tyre.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta dhe hera-herës mesatare. Në relievet malore në lindje vranësirat nga orët e mesditës deri ato të pasdites hera-herës do të jenë deri të dendura.

Në relievet malore reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave. Në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra këto reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 7-12m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 18 deri 30°C

në zona e ulëta 19 deri 38°C

në zona bregdetare 22 deri 35°C

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll