Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Temperatura i kalon 150°C, zjarrfikësit thyejnë soletën e magazinës te Casa Italia, kërkojnë trupin e 33 vjeçarit Arjan Sala (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Focat zjarrfikëse të Tiranës që ndodhen te magazina e qendrës tregtare “Casa Italia”, raportohet se kanë thyer një pjesë të soletës së saj për tu futur brenda, për të neutralizuar flakët.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, zjarri është i madh dhe hyrja brenda magazinës është e vështirë, pasi të gjitha materialet e dyqanve që ndodhen në këtë qendër tregtare, i kishin produktet e tyre të magazinuara. Raportohet se temperatura në katin -1 ku është dhe vatra kryesore e zjarrit, i kalon 150 °C.

Kur kanë kaluar afro 40 orë nga zjarri që përfshiu magazinën e qendrës tregtare, trupi i shefit të sigurisë Arjan Sala nuk është gjetur ende. Forca të shumta zjarrfikëse, dy grupe të specializuara të Ushtrisë gjithashtu, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e 33 vjeçarit, si dhe shmangjen e kolapsimit të gjithë ndërtesës.

Për shkak se zjarri ka vijuar prej orësh, zjarrfikësit kanë hedhur ujë në dyqanet në katet e sipërme të godinës, për të mbajtur nën kontroll temperaturën e betonit. Sipas Komandantit të repartit të Tiranës Saki Sheshi, rrezikon që të bjerë gjithë godina e qendrës tregtare, nëse temperatura nuk mbahet nën kontroll.

VIDEO:

Më shumë

spot_img
spot_img