Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Temperatura deri në -4°C, mësoni si do të jetë moti sot

Shkruar nga Newsbomb
Temperatura deri në -4°C, mësoni si do të jetë moti sot

Sot në vend parashikohet të qarkullojnë masa ajrore të ftohta në orët e mëngjesit. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash deri në të dendura në orët e mbrëmjes.

Gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes prani e mjegullës e mjegullinës. Për shkak të temperaturave të ulëta në zonat malore e përgjatë akseve rrugore prani e akullit.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e juglindja mesatare e përgjatë bregdetit përkohësisht e vrullshme. Valëzimi i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:               

në zona malore -4 deri 8°C  

në zona e ulëta 3 deri 16°C

në zona bregdetare 4 deri 16°C

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll