Hapësire reklamuese

Aktualitet

Temperatura deri në -3°C, ARRSH thirrje shoferëve: Përdorni goma dimri dhe zinxhirë

Shkruar nga Newsbomb
Temperatura deri në -3°C, ARRSH thirrje shoferëve: Përdorni

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se të gjitha akset kombëtare janë deri në këtë moment të hapura dhe qarkullimi i mjeteve vazhdon pa probleme. Edhe përse reshjet e dëborës kanë vazhduar në mbrëmje dhe pas mesnate, borëpastrueset kanë qenë në gatishmëri.

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në akset Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë.

Temperaturat kanë qenë në vlera negative deri në -3°C, por pavarësisht kësaj mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës pa ndërprerje.

ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese