Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftar se temperaturat nën zero gradë kanë sjellë ngrica në rrugë, por fatmirësisht qarkullimi bëhet pa probleme në të gjithë akset kombëtare.
ARRSH bën me dije se në aksin Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec qarkullimi bëhet me zinxhirë, po punohet për pastrimin nga dëbora. Autoriteti iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të ulin shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.
Njoftimi i ARRSH:
Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0°C në të gjithë vendin, në zonat malore kanë arritur deri në -20°C pa krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve
Kontraktorët me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren kanë bërë shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat
Në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec qarkullimi bëhet me zinxhirë, po punohet për pastrimin nga dëbora
Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.