Hapësire reklamuese

Aktualitet

Temperatura deri në -15 gradë Celcius, kujdes në këto akse rrugore

Shkruar nga Newsbomb

Emergjencat Civile kanë hartuar planin e masave për përballimin e uljes së ndjeshme të temperaturave, çka do të sjellë rreshje shiu dhe dëbore, si dhe ngrica në rrugë.

Temperaturat pritet të shkojnë deri në -15 gradë Celcius, çka do të sjellë mjaft probleme. Për këtë Emergjencat këshillojnë qytetarët të bëjnë kujdes, sidomos gjatë qarkullimit në rrugë problematike.

Akset kombëtare rrugore ku duhet treguar më tepër kujdes:

Pukë - Qafë Mali – Fierzë - B.Curri - Valbonë

B.Curri - Qafë Morini; Rruga e Kombit

Milot – Rëshen – Kukës - Qafë Morinë

Kukës - Kalaja e Dodës

Kukës - B.Curri

Shkodër – Koplik - Hani i Hotit

Koplik - Theth

Shkodër - Tamarë-Vermosh

Pukë - Fushë Arrëz - Iballë

Burrel – Qafë Buall - Bulqizë

Peshkopi - Maqellarë

Librazhd –Stërblevë - Peshkopi

Peshkopi - Kalaja e Dodës

Elbasan – Librazhd – Prenjas - Qafë Thanë

Pogradec – Korçë - Kapshticë; Korçë - Qafë Qarri

Ersekë-Leskovik - Tre Urat

Korçë - Voskopojë; Korçë - Dardhë

Korçë – Lozhan - Moglicë

Gramsh – Cërrik - Elbasan

Berat – Poliçan - Çorovodë

Memaliaj – Tepelenë – Gjirokastër - Kakavijë

Gjirokastër –Sarandë    -Qafë Botë

Vlorë – Orikum - Llogara-Himarë

Qafë Gjashtë - Sarandë

Prefektët e qarqeve në bashkëpunim me policinë rrugore dhe drejtoritë rajonale të rrugëve do të inspektojnë gatishmërinë e mjeteve dhe forcave në depozitimin e kripës dhe granileve në segmetet problematieke. Ministria e Brendshme bën të ditur se do të ketë masa ndëshkuese ndaj subjekteve që nuk përmbushin detyrimet kontraktuale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu