Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Temperatura deri në -10 gradë celcius, parashikimi i motit për sot

Shkruar nga Newsbomb

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot të kthjellët e kohëzgjatje të orëve me diell por temperatura të ulëta kryesisht në vlerat minimale.

Era do të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 10-17m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3ballë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë prezencë të ngricave të forta në akset rrugore, sidomos në relievet malore.

Nuk do të mungojë as prezenca e mjegullës/mjegullinës në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Temperaturat minimale për ditën e sotme do të shkojnë deri në minus 10 gradë celcius në Korçë dhe Peshkopi, ndërsa tempreraturat maksimale deri në 13 gradë celcius në Vlorë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese