Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
38 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Temperaturat përvëluese në Greqi, termometri shënon 47 gradë, qeveria merr masa: Puntorët që janë të ekspozuar në diell të ndalojnë punën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vala e nxehtë prej ditësh ka goditur edhe Greqinë duke bërë që termometri të shënojë deri në 47 gradë. Këto temperatura ekstremisht të larta pritet që të zgjatin gjatë gjithë javës, duke regjistruar kështu temperatura rekord të 40 viteve të fundit.

Qeveria greke e shqetësuar është vënë në gatishmëri të aktivizimit të situatës së jashtëzakonshme, duke bërë që nga dita e sotme deri të enjtën ka udhëzime të posaçme për ndalimin e punës nga punëtorë që janë të ekspozuar në ambiente të jashtme, si në sektorin publik ashtu dhe privat, duke u fokusuar kryesisht në orarin 12.00-16.00.

Pas alarmit të meteorologëve, zjarrfikësit janë vënë në gatishmëri. Gjatë ditëve të fundit në Greqi janë regjistruar 50 vatra zjarri si në pjesën kontinentale ashtu edhe në ishujt e vendit.

Ministria e Energjetikës së vendit bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të pajisjeve elektronike, kursim të energjisë dhe jo shpërdorim, për të shmangur blackout.

Më shumë

spot_img