Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Televizioni rus kërkesë Putinit: Me armë bërthamore të fshijmë nga harta Britaninë e Madhe

Shkruar nga Newsbomb
Televizioni rus kërkesë Putinit: Me armë bërthamore të

Media shtetërore ruse i ka kërkuar Presidentit Vladimir Putin që të fshijë Mbretërinë e Bashkuar nga harta duke përdorur armët e tij bërthamore më të fuqishme.

Mediat e huaja shkruajnë se Dmitry Kiselyov, një njeri i njohur si "zëdhënësi i Putinit", përdori emisionin e tij të së dielës mbrëma për të bërë thirrje për sulme në Mbretërinë e Bashkuar me një dron nënujor “Poseidon”.

Ai tha se raketa do të shkaktonte një valë radioaktive 1600 ft dhe "ë zhyste Britaninë në thellësi të oqean.

“Droni ka kapacitet për një kokë luftarake deri në 100 megaton", pohoi Kiselyov dhe shtoi se ai gjithashtu ka disa mijëra herë më të fortë se bomba e hedhur në Hiroshima.

Kiselyov kërcënoi gjithashtu Britaninë e Madhe me një sulm nga Sarmat 2, raketa e fundit bërthamore e Rusisë e cila u testua nga Putin dy javë më parë, për të cilën ai pretendoi gjithashtu se mund ta shkatërronte plotësisht vendin vetëm me një goditje të vetme.

"Ishulli  i tyre është aq i vogël sa një raketë Sarmat mjafton për ta mbytur atë një herë e përgjithmonë," tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll