Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Televizionet si partitë politike, nis “lufta” se cili arriti audiencën më të madhe gjatë zgjedhjeve parlamentare, disa mburren me saktësinë e sondazheve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Fushata zgjedhore që zgjati 1 muaj dhe kulmoi me zgjedhjet e 25 prillit solli edhe një “boom” audience në ekranet shqiptare, për shkak se “lufta politike” e këtij viti ishte mjaft e ndezur.

Tashë që zgjedhjet mbaruan dhe audience nuk është më e njëjtë, televizionet kanë filluar të bëjnë bilancet. Top Channel, Report Tv dhe Abc News krenohen se janë ato mediat më të ndjekura, ndërkohë që Top Channel dhe Euroneës Albania krenohen me saktësinë e sondazheve.

Sipas Report Tv, kjo media është më e ndjekura me 6.3 milionë shikime në periudhën 1 janar deri në 29 prill, duke lënë pas Neës 24 me mbi 3.8 milionë shikime dhe Euroneës Albania me 1.5 milionë.

Ndërkohë Abc News në artikullin e saj shkruan se janë ata ëebsite më i ndjekur me 2.5 milionë klikime brenda një dite.

Top Channel dhe Euronews Albania krenohen me sondazhet e tyre të parashikuara me saktësi shumë të lartë, ndërkohë që theksojnë se edhe këto televizione kanë qenë shumë të ndjekura.

Numër rekord ndjekësish arriti edhe Newsbomb.al, pasi qytetarët shqiptarë e klikuan rreth 3 milionë herë. Gjatë zgjedhjeve parlamentare newsbomb.al ishte 24 orë në 24 në përditësimin e lajmeve të fundit, duke raportuar mbi mabrëvajtjen e procesit të votimit dhe atij të numërimit në kohë rekord.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img