Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Televizionet e marrin shpejt veten nga pandemia, ja sa të ardhura kanë raportuar mediat kryesore në vend

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Përkundrejt pritshmërive negative në raportin e aktivitetit të 2019-s, kur televizionet parashikonin që do të ndikoheshin negativisht nga pandemia, të paktën më të mëdhenjtë e kanë marrë shpejt veten, duke raportuar të ardhura dhe fitime të qëndrueshme.

“Televizioni Klan”, më i madhi sipas të ardhurave raportoi një qarkullim total vjetor prej 1.4 miliardë lekë, me një tkurrje të lehtë prej 1.7% me bazë vjetore (të ardhurat nga aktiviteti u zgjeruan me 7.4%, ndërsa në rënie ishin të hyrat nga aktiviteti i shfrytëzimit). Aktiviteti u ndihmua pozitivisht nga rritja e të ardhurave të tjera, ato nga shitja e sinjalit. Fitimet arritën në 241 milionë lekë me një zgjerim prej 16% në raport me vitin e mëparshëm.

“TV Klan” ka qenë historikisht televizoni më fitimprurës në vend.  Sipas raportit të aktivitetit, rritja e fitimit erdhi nga ulja e shpenzimeve të tjera të përgjithshme, kryesisht ato të produksioneve televizive, si pasoje e rregullave te reja te vendosur nga Autoriteti i Mediave Audiovizuale (AMA).

Raporti i aktivitetit sqaron se “Klan” u përshtat me shpejtësi ndaj pandemisë, pas mbylljes së përkohshme të emisioneve të mëdha për shkak të kufizimit jo më shumë se 2 persona në studio, por në asnjë moment nuk e ndërpreu transmetimin.

“Politika e ndjekur nga kompania ishte gjetja e metodave alternative për zhvillimin normal të spektakleve dhe emisioneve në mënyrë që ato të vazhdonin transmetimin me xhirime në ambiente te jashtme (E diela Shqiptare dhe Klanifornia), ndërsa emisionet e tjera u përshtaten duke u “cunguar” sado pak me lidhje direkte duke zbatuar rregullin. Kjo për arsye të ndikimit social qe ka pasur ne ato moment roli i televizionit tek publiku”.

“Top Channel” deklaroi të ardhura prej gati 1.4 miliardë lekësh, pothuajse në të njëjtin nivel me “Klan”, me tkurrje prej 5.1% me bazë vjetore. Edhe fitimet shënuan një rënie prej 16%, në 186 milionë lekë, duke e renditur atë për të dytin vit radhazi në listën e “Monitor 200”, sipas fitimeve.

Sipas raportit të aktivitetit, të ardhurat operative vijnë të shpërndara në këto forma reklamimi: reklama normale (spote); publicitet kryesor (mundësuesi); spote web-site Top Channel; falënderim nëpërmjet titrave; transmetim Pop Up; vendosje produkti. Deri në fund të 2020-s, televizioni kishte 597 klientë. Në raportin e aktivitetit vlerësohet shikueshmëria e lartë që ka në kanalin “Youtube Channel”, nga e gjithë bota për lajme, programe argëtuese etj.

“Vizion Plus”, i treti më i madh në vend, shënoi të ardhura prej 381 milionë lekësh, me tkurrje 10.3%, ndërsa rezultati financiar ishte një humbje e lehtë. “Në politikat tona të marketingut, synimi do të jetë përfitimi nga shtrirja në një publik më të gjerë. Pra një audiencë e konsiderueshme bën një produkt tërheqës dhe gjenerues të ardhurash dhe kjo sjell automatikisht zvogëlimin e kostove administrative për njësi, të cilat në këtë lloj aktiviteti janë relativisht të larta, ku zërin kryesor e zë investimi, pra amortizimi dhe punësimi”, thuhet në raportin vjetor të aktivitetit.

Televizionet vijojnë të tërheqin pjesën më të madhe të buxheteve të marketingut të kompanive. “Për vetë faktin se televizioni është një nga pikat e referencës së publikut për marrjen e informacionit vlerësohet se Shqiptarët preferojnë marrjen e informacionit nga mediat

televizive sipas studimit të tregut të bërë nga TCH, e bën tregun e mediave televizive mjaft tërheqës si për lojtarët që janë në këtë treg, ashtu edhe për investitorët (kryesisht biznesi) të cilët investojnë në të një pjesë të konsiderueshme të buxheteve të publicitetit. Megjithëse aktualisht mungojnë të dhënat zyrtare të publikuara mbi investimin total të publicitetit në mediat e ndryshme, përsëri është lehtësisht e dallueshme se tregu i mediave televizive përthith pjesën më të madhe të këtij investimi”, thuhet në raportin vjetor të aktivitetit të “Top Channel”.

Sipas vlerësimeve të mëparshme të “Monitor” tregu i publicitetit në vend luhatet në rreth 38-40 milionë euro në vit dhe mbi 70% e kësaj shume shkon për televizionet. Problem mbetet mungesa e matjes së audiencës, që sipas vlerësimeve të operatorëve rrit kostot e segmentimit (sipas raportit të aktivitetit të Vizion Plus).

“Digit-alb”, platforma më e madhe televizive me pagesë kishte të ardhura prej 4.6 miliardë lekësh, me tkurrje prej 11.6% me bazë vjetore. Fitimet ranë me 54%, në 155 milionë lekë.  Eglinor Ramaj, administrator i Digit-Alb pohon se duke marrë parasysh trendet globale në industrinë e televizioneve me pagesë, mund të themi me plot bindje se ecuria e Digit-Alb gjatë vitit të pandemisë ishte në nivele krahasimisht të kënaqshme.

“Botërisht, viti 2020 konfirmohet si viti me ndikimin më negativ në këtë industri, duke përfshirë kryesisht televizionet kabllore, satelitore dhe shoqëritë e telekomunikacionit. Nga studimet e deritanishme, rënia e abonimeve në televizionet me pagesë në nivel global, ka ardhur kryesisht si pasojë e skepticizmit financiar të konsumatorit, si dhe pesimizmit të përgjithshëm që shkaktoi pandemia. Sigurisht, edhe Digit-Alb u ndikua, por jo në nivelet e vendeve më të zhvilluara duke qenë se çmimet e shërbimeve në tregun tonë janë shumë më të lira (mbi 10 herë më të lira) se sa shërbimet e njëjta në tregjet europiane dhe SHBA.

Një faktor shumë i rëndësishëm, i cili ndikoi në rënie, ishte edhe ndërprerja e të gjithë eventeve sportive Live gjatë gjysmës së vitit 2020. Fillimi i kampionateve pa praninë e tifozëve në stadiume shkaktoi edhe një zbehje të shkëlqimit që këto liga përfaqësojnë në subkoshinencën e konsumatorit, duke ndikuar në shitjet e paketave të abonimeve”, tha Ramaj.

“Albanian Satelite Communication”, operatori tjetër i shërbimeve televizive me pakgesë, me markën “Tring” rriti të ardhurat me 3.5%, në 805 milionë lekë. Fitimet ranë me 8.5% në 33.8 milionë lekë.

Ecuria financiare e televizioneve kryesore 1005 1
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img