Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Telenovela' Shullazi, shtyhet sërish seanca, gjyqi duhet të nisë nga e para

Shkruar nga Newsbomb

Shtyhet sërish në Apelin e Krimeve të Rënda gjyqi për Emiljano Shullazin.

Seanca është shtyrë pasi nuk ishin njoftuar të dëmturit nga vepra penale.

Ndërkohë bëhet me dije se gjyqi duhet të nisë nga e para pasi janë ndryshuar gjyqtarët.

Kjo është hera e shtatë që Krimet e Rënda shtyjnë senacën.

Kujtojmë se në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg. Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.

Ndërkaq, lidhur me akuzën për kërcënimit ndaj rektorit të UT grupi u shpall i pafajshëm.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu