Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës, pasi është thënë se në një Gjykatë në kryeqytet është vendosur një bombë.
Bëhet me dije se policia është duke bërë kontrolle të imtësishme në të gjitha godinat e gjykatave, pasi telefonuesi nuk dha informacione se për kë gjykatë bëhet fjalë.
Ndërkohë forca të shumta policie kanë shkuar edhe në GJKKO dhe në SPAK. Sipas hetimeve rezulton se alarmi është i rremë. Policia po punon për të identifikuar personin që bëri telefonatën.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën “Jordan Misja”.
Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë.
Po punohet për identifikimin e telefonuesit pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin.