Cristiano Ronaldo është hasur me një situatë të sikletshme së fundmi. Futbollisti i cili luan për Al Nassr në Ligën Pro Saudite, po përpiqej që të telefononte mikun e tij, por një shifër që ai ngatërroi bëri që t’i telefononte një zonje.
Bëhet fjalë për Haleme Boland, një prezantuese e famshme televizive kuvajtiane dhe ish-modele, e cila ka një numër të lartë ndjekësish në Lindjen e Mesme.
Ajo mezi e përmbajti emocionin e saj, duke i thënë Ronaldos se thirrja e tij ishte “gabimi më i mirë në botë”., shkruan sportbible.com.
Videoja që atëherë është bërë virale në Twitter dhe fansat lavdëruan Ronaldon për mënyrën se si e trajtoi situatën.“Si mund ta urresh këtë njeri”, ka shkruar një fanse.“Më pëlqen fakti që ai po kërkon falje, kaq i përulur”, shtoi një tjetër.
Mënyra se si tha "çfarë po bën", unë e dua këtë njeri", u përgjigj një tjetër fans.
"Ai flet shumë normale vëlla, ai është njeriu më i mirë ndonjëherë. Ajo grua është vërtet me fat", ka shkruar një tjetër.