Hapësire reklamuese

Aktualitet

Telefonata e çobanit për atentatin ngriti në këmbë policinë e Vlorës dhe Fierit në mesnatë, më pas u zbulua se ai i kishte gënjyer (SI NDODHI NGJARJA)

Shkruar nga Newsbomb

Një çoban lajmëroi policinë se kishte pasur të shtëna me armë midis fshatit Poro dhe Nosovelë të Vlorës.

Menjëherë policia e Vlorës dhe ajo e Fierit u vu në alarm dhe dërguan patrullat për të bllokuar rrugët në zonën e "Urës së Mifolit".

Ngjarja u raportua si një atentat, por mesa duket informacioni kishte qenë i rremë. Çocani kishte marrë në telefon punonjësin e policisë së zonës, të cilët shkuan në vendngjarje, por pasi pyetën disa nga banorët ata u shprehën se nuk kishin dëgjuar asnjë të shtënë.

Pasi është vënë re se nuk kishte asnjë gjurmë të një atentati, apo të të shtënave me armë, policia e Vlorës dhe e Fierit e ka ndërprerë informacionin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu