Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Telebingo Shqiptare: Këto janë 8 biletat fituese të shorteut të djeshëm (Foto)

Shkruar nga Newsbomb
Telebingo Shqiptare: Këto janë 8 biletat fituese të shorteut

Sot me datë 21 Mars 2021 gjatë hedhjes së shortit me gogla ka ndodhur një avari me pajisjen në momentin që 90 goglat hidhen në hapësirën e përzierjes së tyre, gogla me numër 1 nuk është bërë pjesë e përzierjes së goglave.

Shorti ka vijuar normalisht deri në shpalljen e fituesve dhe vetëm pas përfundimit të lojës stafi teknik dhe komisioni për mbarëvajtjen e saj ka evidentuar se çfarë ka ngjarë.

Duke u bazuar në rregulloren e miratuar të lojës Telebingo Shqiptare ku thuhet se:

“Numri konsiderohet i tërhequr atëherë kur gogla me numër e le hapësiren për përzierje”,

kompania National sh.a. e cila organizon këtë lojë ka vendosur të shtojë dhe goglën me numër 1 te goglat e shpallura fituese e cila nuk është bërë pjesë e hapësirës për përzierje. Në këto kushte shtohet numri i fituesve e rrjedhimisht duhet të ndryshonin dhe çmimet e fituara por kompania ka vendosur që mos të ndryshojë çmimet e shpallura gjatë lojës live për të gjitha kategoritë. Raporti perfundimtar i fituesve është ky:

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll