Tirana
clear sky
17 ° C
17 °
17 °
45 %
3.6kmh
0 %
Mër
15 °
Enj
17 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
21 °
E mërkurë, 21 Prill, 2021
spot_img

Teksas-i ‘nuk pyet’ për pasaportat e vaksinimit, Guvernatori urdhër të prerë: Mos shkelni liritë tona personale!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Guvernatori Republikan i Teksasit Greg Abbott ka lëshuar një urdhër ekzekutivi, i cili ndalon pasaportat e vaksinimit.

Ai u shpreh se shtetasve të Teksasit nuk duhet t’u kërkohet që të tregojnë provën e vaksinimit, pasi sipas tij kjo është një shkjelje e lirisë personale.

“Shtetasve të Teksasit nuk duhet t’u kërkohet që të tregojnë prova të vaksinimit dhe të zbulojnë informacione private shëndetësore vetëm për të vazhduar jetën e tyre të përditshme”, shkroi guvernatori Republikan i Teksasit së bashku me një videomesazh në Twitter: 

‘Unë lëshova një Urdhër Ekzekutiv që ndalon pasaportat e vaksinave tëmiratuara nga qeveria në Teksas”.

Ai shtoi më tej: Mos shkel në liritë tona personale.

Urdhri ekzekutiv kundër pasaportave të vaksinave, vjen pasi Guvernatori i Floridës Ron DeSantis, gjithashtu një Republikan, ndërmori të njëjtin veprim javën e kaluar.

Këto vaksina janë gjithmonë vullnetare dhe kurrë të detyruara, tha Abbott në mesazhin e tij në Twitter mëngjesin e sotëm.

Teksas-i është shteti më i populluar dhe me shumë rajone të shpallura ‘zona të kuqe’.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img