Hapësire reklamuese

Bota

Teknologjia dëmton zhvillimin trupor të fëmijëve

Shkruar nga Newsbomb

Sipas një kërkimi të fundit, iPad-et po pengojnë zhvillimin e muskujve dhe kockave te fëmijët. Kjo vjen për shkak se fëmijët po i lëvizin gjymtyrët e sipërme tre herë më pak nga sa i aktivizojnë lodrat e zakonshme.

Shumë kohë e shpenzuar përpara iPad-ëve dhe pajisjeve të ngjashme elektronike me prekje, mund të sjellë pengim të zhvillimit të duhur të muskujve dhe kockave të fëmijëve.

Ky është përfundimi i një studimi, i cili krahasoi fëmijët e moshës tre dhe katër vjeç, të cilët luanin me lodra përkundrejt bashkëmoshatarëve të tyre që luanin me pajisje elektronike.

Profesori i psikoterapisë, Leon Straker, në Universitetin Curtin në Perth të Australisë Perëndimore, tha se studimi analizoi fëmijët në pesë vitet e tyre të para të jetës për të parë se si ndikon përdorimi i pajisjeve elektronike me zhvillimin fizik, mendor dhe social.

Kërkimi përfshiu 10 fëmijë, disa prej të cilëve luanin me iPad ndërsa të tjerët me lodra.

Profesor Straker tha se ata që përdornin iPad i lëviznin gjymtyrët e sipërme dhe të gjithë trupin më pak në një periudhë 15 minutëshe sesa ata që luanin me lodra, por më tepër sesa fëmijët që shihnin televizor.

Rezultatet treguan se fëmijët që luajnë me lodra i lëviznin gjymtyrët gjashtë herë më shumë sesa kur shihnin televizor dhe tre herë më tepër sesa gjatë përdorimit të një iPad-i.

Fëmijët që luajnë me lodra gjithashtu e lëviznin trupin plotësisht dy herë më tepër krahasuar me ata që përdornin një iPad dhe tre herë më tepër sesa ata që shihnin televizor.

Profesor Straker tha: “Ne jemi të shqetësuar se prekja e vazhdueshme e ekraneve bën që muskujt dhe kockat e fëmijëve të mos zhvillohen mirë për dy arsye”.

Profesori shpjegoi se njëra prej tyre është për shkak të shpenzimit të një kohe më të madhe ulur, në vend që të vrapojnë në park. Gjatë këtij veprimi, fëmijëve u ndërtohen kocka dhe muskuj më të fortë.

Së dyti, ata mund të shpenzojnë më tepër kohë me një qëndrim të keq të qafës dhe lëvizje shumë të kufizuara që mund t’i bëjë ata më të prekshëm prej dhembjes së qafës.

“Lajmi i mirë është se këto pajisje mund të përdoren në një shumëllojshmëri qëndrimesh ndaj mund të jenë më pak problematike se televizori”, tha profesor Straker.

Ai rekomandon që fëmijët të kalojnë vetëm periudha të shkurtra kohe duke luajtur në tabletë, rreth 15 minuta dhe jo më shumë se një orë në ditë në total përpara të gjitha pajisjeve elektronike.

Udhëzimet zyrtare rekomandojnë që fëmijët nën moshën dy vjeç të mos përdorin aspak pajisje elektronike. Nga ana tjetër, fëmijëve të moshës 5 deri në 17 vjeç nuk duhet t’u lejohet më shumë se dy orë në ditë përdorimi i pajisjeve.

Prindërit duhet ta kufizojnë kohën e fëmijëve në iPad, kompjuterë dhe përpara televizorit duke organizuar aktivitete familjare si shëtitjet, çiklizmi, vajtja në park apo notimi së bashku.

Studime të tjera kanë nënvijëzuar impaktin në peshë dhe vëmendje të fëmijëve që përdorin pajisje teknologjike, krahasuar me lojërat tradicionale.

Disa ekspertë argumentojnë se fëmijët nën moshën trevjeçare nuk duhet të kenë akses në asnjë teknologji.

Profesoreshë Lynne Murray, eksperte e zhvillimit psikologjik në Universiteti Reading, tha: “Ka shumë studime që tregojnë për pasojat e këqija që u vijnë fëmijëve nga qëndrimi përpara ekranit nëse janë nën moshën 3-vjeçare dhe Lidhja Amerikane e Pediatrisë për shembull ka rekomanduar që të mos ketë qëndrim përpara ekranit në këtë moshë”.

“Materialet e ndërlikuara që shfaqen në ekranet e pajisjeve elektronike nuk janë projektuar për proceset konjitive te fëmijët. Zhurmat, lëvizjet e shpejta, të gjitha këto tërheqin vëmendje por nuk ndihmojnë aspak në procesin e zhvillimit”, sqaroi ekspertja.

Si t’i motivoni fëmijët të jenë aktivë?

Ka shumë përfitime që vijnë kur fëmijët janë aktivë. Por si mund ta inkurajoni këtë tek ata? Ja se çfarë duhet të keni parasysh. Së pari, zgjidhni aktivitetet e përshtatshme për moshën e fëmijës suaj. Nëse nuk e bëni siç duhet këtë, ai do të zemërohet ose do të mërzitet.

Gjithashtu, ju duhet t’u jepni fëmijëve tuaj shumë mundësi për të qenë aktiv në mënyrë që ata të mund të zgjedhin se ku duan të shkojnë dhe çfarë duan të bëjnë më saktësisht.

Mbajeni fokusin tek argëtimi. Mos lejoni që fëmijët tuaj të bëjnë diçka të cilën nuk e pëlqejnë vetëm për shkak se duhet të jenë aktivë. Fëmijët e vegjël deri në moshën 6-vjeçare duhet të luajnë shpesh për gjatë ditës të qëndruar aktivë. Nga kjo moshë deri në moshën 17-vjeçare fëmijët duhet të lëvizin jashtë shtëpisë për të paktën 60 minuta në ditë. /Gazeta Shqip/

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.