Hapësire reklamuese

Aktualitet

iPhone i ri do ketë teknologji futuriste që do revolucionarizojë mënyrën se si e përdorim telefonin

Shkruar nga Newsbomb

Tetë vite më parë Apple revolucionarizoi teknologjinë mobile me telefonin e parë iPhone. Tashmë pritet që ta bëjë sërish. Blogu i famshëm “Tech Crunch” ka zbuluar një patentë (proximity multi-touch sensors) që gjigandi i teknologjisë ka siguruar dhe që besohet se do të implementohet në smartfonin e ri iPhone 7.

Kjo do të thotë se përdoruesit mund të zhbllokojnë telefonin, të shkruajnë mesazhe dhe të luajnë pa qenë nevoja ta prekin ekranin e telefonit. Sipas specialistëve kjo gjë do të hapë një kapitull të ri në mënyrën e përdorimit të telefonit me gjestura në ajër.

Mënyra se si do funksionojë kjo teknologji është me anë të sinjalit infrared që do lëshohet nga piksel-at e ekranit duke kapur sinjale nga sipërfaqja e gishtit pa e prekur ekranin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese