Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Teknologji në tjetër nivel, autobusët me drejtim automatik nisën testimin në Kinë

Lajme të ngjashëm

Kina ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në përdorimin e teknologjive automatike të drejtimit në automjetet komerciale.

Vendi ka nisur provat komerciale të 3 autobusëve vetë-drejtues që do të përdoren në transportin publik.

Tre autobusë me drejtues automatik janë zhvilluar nga gjiganti kinez i teknologjisë “Baidu”, ka një gjatësi prej 5.9 metra dhe kanë një shpejtësi prej rreth 40 km në orë. Ata janë të pajisura me teknologjinë e automatizimit të nivelit 4.

Autobusët mund të ndalojnë vetë, të ecin në kushtet komplekse të rrugëve urbane dhe të plotësojnë nevojat e funksionimit normal të autobusëve.

Ekspertë në përdorimin e autobusëve elektrikë plotësisht autonome thanë se  është shumë i rëndësishëm sepse redukton emetimet e karbonit, parandalon bllokimet e trafikut dhe redukton kostot. Gjithashtu nënvizohet se teknologji të tilla, nëse zhvillohen mjaftueshëm, mund të ulin ndjeshëm shkallën e aksidenteve.


Më shumë