Hapësire reklamuese

Politikë

“Tek e majta KOPEJA është trashëguar”, Duma shpërthen ndaj Ramës: Në rini e doje PD-në, zhgënjeve me mendësinë e vjetër

Shkruar nga Newsbomb
“Tek e majta KOPEJA është trashëguar”, Duma

Deputetja demokrate Grida Duma reagoi për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, i cili ironizoi deputetët demokratë, duke i cilësuar si “kope”.

Ajo tha se në PD nuk ka vend dhe nuk përdoret termi kope, por në partinë Socialiste ky term është i trashëguar.

Duma: Ky kryeministri që iku, bën mirë që të dëgjojë pjesën më të madhe se tha rrini se do u dënoj. Sot i dënoi të gjithë duke u thënë kope. Unë i përkas partisë së djathtë dhe në partinë tonë nuk ka vend termi kope. Në një parti të majtë është trashëguar kopeja. Kam arsye pse nuk i drejtohem nga vendi sepse ai e tejkalon. E ka seancë psikoterapie që të drejtohet këtej. 

Kur ishte i ri donte ta aderonte, donte të ishte aty, tek e reja, tek PD. Edhe kur u votua si kryebashkiak, u votua nga  shumica , si e reja, por zhgënjeu pafund me mendësinë e vjetër.

Keni marrë pushtetin zonja ministre dhe jam përpjekur për të treguar kulturë. Dhe etikën më të lartë e bëra në 25 prill, në fushatë ky zotëria e bëri me një foton time personale. Unë zgjodha të buzëqesh.

Unë nuk e zgjidh dot ADN e kopesë. Ju zonja ministre i drejtoheni një zonjë: “Në kokën tëndë”. Plani i biznesit për Butrintrin është shtojca 2.  Sipas jush të jesh i mirë dhe i edukuar është idiot.Unë nuk besoj që në PS ka kope dhe ka individë kope, por ka njerëz që e përdorin mirë statusin e tyre, ashtu siç ka edhe nga ata që e keqpërdorin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.