
Deputetja demokrate Grida Duma reagoi për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, i cili ironizoi deputetët demokratë, duke i cilësuar si “kope”.
Ajo tha se në PD nuk ka vend dhe nuk përdoret termi kope, por në partinë Socialiste ky term është i trashëguar.
Duma: Ky kryeministri që iku, bën mirë që të dëgjojë pjesën më të madhe se tha rrini se do u dënoj. Sot i dënoi të gjithë duke u thënë kope. Unë i përkas partisë së djathtë dhe në partinë tonë nuk ka vend termi kope. Në një parti të majtë është trashëguar kopeja. Kam arsye pse nuk i drejtohem nga vendi sepse ai e tejkalon. E ka seancë psikoterapie që të drejtohet këtej.
Kur ishte i ri donte ta aderonte, donte të ishte aty, tek e reja, tek PD. Edhe kur u votua si kryebashkiak, u votua nga shumica , si e reja, por zhgënjeu pafund me mendësinë e vjetër.
Keni marrë pushtetin zonja ministre dhe jam përpjekur për të treguar kulturë. Dhe etikën më të lartë e bëra në 25 prill, në fushatë ky zotëria e bëri me një foton time personale. Unë zgjodha të buzëqesh.
Unë nuk e zgjidh dot ADN e kopesë. Ju zonja ministre i drejtoheni një zonjë: “Në kokën tëndë”. Plani i biznesit për Butrintrin është shtojca 2. Sipas jush të jesh i mirë dhe i edukuar është idiot.Unë nuk besoj që në PS ka kope dhe ka individë kope, por ka njerëz që e përdorin mirë statusin e tyre, ashtu siç ka edhe nga ata që e keqpërdorin.