Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
4.6kmh
100 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Tedi Blushi reagon pas deklaratës së Vuçiç: Dihet se kukulla e kujt është Rama, sondazhet e presidentit Meta nxjerrin fituese opozitën me 2/3 e votave

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tedi Blushi, këshilltari i presidnetit Meta, ka reaguar pas deklaratës së presidentti serb Vuçiç, i i cili tha se lideri i vërtetë i PD-së është Sali Berisha, ndërsa komentoi edhe situatën parazgjedhore në Shqipëri.

Blushi në reagimin e tij thotë se opozita do të fitojë me 2/3 e votave, ndërsa shton se kjo përllogaritje është nxjerrë nga sondazhet e besueshme që ka presidenti Meta.
Sipas tij, dihet se kukull e kujt është kryeministri Rama, teksa thotë se arrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021.

Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi lidhur me qëndrimet publike të Presidentit të Serbisë mbi zhvillimet në Shqipëri

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi i pyetur sot nga mediat, lidhur me qëndrimet publike të Presidentit të Serbisë, z.Aleksandër Vuçiç për fushatën elektorale në Shqipëri, sondazhet dhe figurat publike, deklaroi:

Më 25 prill 2021, Ndryshimi fiton mbi dy të tretat sipas të gjitha sondazheve të besueshme, që ka Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta.

Se kukull e kujt është Rama kjo dihet, ndaj më 25 prill ai do të marrë gjykimin e popullit të Shqipërisë.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021.

Përmes Referendumit të 25 prillit dhe Triumfit të Ndryshimit, shqiptarët heqin bllokuesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Anëtarësimi në BE është i vetmi projekt, që kemi.

Më shumë




spot_img








spot_img