Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Tedi Blushi i përgjigjet Taulant Ballës: Miss Parlamenti Tao Tao, Meta do shkojë jo vetëm në Librazhd, por në të gjitha zonat ku qytetarët kërkojnë të shprehin shqetësimet e tyre

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2a77b02dd8f6bf9a75bb62ae816e7681

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka publikuar ditën e sotme një mesazh nga një qytetar, i cili shkruante se presidenti Meta kishte shkuar në Librazhd dhe kishte kërkuar të dekoronte një njeri që kishte vdekur.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga presidenca, ku këshilltari i Metës, Tedi Blushi me anë të një postimi në rrjetet sociale i thotë Ballës se presidenti do të shkojë kudo ku qytetarët kërkojnë për të shprehur hallet dhe shqetësimet e tyre.

Duke iu referuar Ballës si “Miss Parlamenti Tao Tao”, Blushi shprehet se Meta do ta vizitojë më shpesh për ngjashmërinë e madhe, që ka me Çorovodën, të dyja si krahët e pëllumbit buzë lumit.

Postimi i Tedi Blushit:

Kur “Miss Parlamenti” Tao Tao, mashtron Tao Taon!

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka qenë sot në Librazhd, por i ftuar nga familje me tradita sportdashëse dhe të rinj të këtij qyteti, jo siç mashtron i dënuari për shpifje Tao Tao.

Presidenti Meta do të shkojë jo vetëm në Librazhd, por në të gjitha zonat e Shqipërisë ku qytetarët e revoltuar me shkeljet e Kushtetutës e kërkojnë për t’i shprehur shqetësimet dhe hallet e tyre.

Në çdo referendum, Librazhdi ka qenë në anën e duhur të historisë.

Me Kushtetutën ka qenë Librazhdi në vitin ’94, me Kushtetutën u bë në vitin ’98, me Kushtetutën do jetë edhe në 25 prill 2021.

Presidenti Meta do ta vizitojë gjithmonë e më shpesh Librazhdin, për ngjashmërinë e madhe, që ka me Çorovodën, të dyja si krahët e pëllumbit buzë lumit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img